INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dedikime plot pasion! Zbulohet surpriza e Elgit Dodës për Klea Hutën[FOTO]

Dedikime plot pasion! Zbulohet surpriza e Elgit Dodës për Klea Hutën[FOTO]

Publikuar më: 09:43 21-02-2018

Mund të konsiderohen si një ndër dyshet më simpatike të showbizz-it shqiptar dhe historia e tyre e dashurisë ka bërë për vete shumë fansa.

Përveçse simpatik në karakter dyshja janë të tillë edhe në profesionet e tyre.

Kjo ka bërë që kantautori dhe moderatorja e njohur të kenë një kimi të fortë edhe në bashkëpunimet e tyre.

Së fundmi, ka qenë vetë Klea ajo që ka deklaruar me anë të një postimi në Instagram se një projekt i ri është duke ardhur.

“Është nga K-ja tek A-ja. Këngë e re... Shumë shpejt...", shkruan Klea Huta

Dhe si mund të ndodhte ndryshe përderisa Klea i ka besuar zemrën Elgitit? Normalisht që do ti besonte edhe produksionin e saj të ri.

Pak momente me parë, ishte vetë Elgiti i cili publikoi një foto në Story në Instagram duke punuar me projektin e këngës së re të Kleas.

Ndërkohë që ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim këtë këngë të re dhe të shikojmë nëse vërtet kjo kimi dashurie do të dijë të japi maksimumin edhe në artin e kënduar.

drt5_w3.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215