INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një tjetër bashkim çifti?! Rita Ora i kthehet dashurisë së vjetër, takim romantik në Ibiza [FOTO]

Një tjetër bashkim çifti?! Rita Ora i kthehet dashurisë së vjetër, takim romantik në Ibiza [FOTO]

Publikuar më: 11:40 06-06-2019

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare ku fama e së cilës ka arritur majat nëpër botë.

Këngëtarja ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave shpesh për lidhjet e saj, por kohëve të fundit është spekuluar edhe për një lidhje tjetër që mund të jetë rikthyer sërisht me ish të dashurin e saj.

Thuhet se Rita Ora duket se është bashkuar sërisht me muzikantin Andrew Watt pas pesë muajsh që nga ndarja e tyre. Të marten, ajo është parë duke darkuar me këngëtarin në Ibiza të Spanjës, derisa kengetarja mori vëmendjen me fustanin e saj ngjyrë të verdhë.

Po ashtu, edhe Wes Nelson ka shkaktuar thashetheme se është duke takuar yllin shqiptar të muzikës. E gjithë kjo pas publikimit të një fotografie të realizuar prapa skenës në koncertin që këngëtarja mbajti në Leedsit.

Ajo gjithashtu këtë kohë është takuar shpesh edhe me Liam Payne dhe të cilët u spekuluan për një lidhje të mundshme.

Sido që të jetë, artistja shqiptare po vazhdon të jetë prezente në vende të ndryshme të botës me qëllim të promovimit të albumit të saj “Phoenix”.

14406562-7108083-image-a-56_1559746483606.jpg

14406564-7108083-image-m-66_1559747560737.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158