INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nishani mbledh ekspertë ligjorë për ngërçin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Nishani mbledh ekspertë ligjorë për ngërçin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Publikuar më: 11:59 08-08-2016

Presidenti Bujar Nishani ashtu siç lajmëroi një javë më parë ka mbledhur në një takim konstitucionalistë, ekspertë ligjorë dhe akademikë. Në takimin me dyer të mbyllura ëmsohet se janë 10 konstitucionaliste dhe eksperte ligjore për reformë në drejtësi.
Në fokus të konsultave është neni 149, pika d e Kushtetutës për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ku pritet të gjendet një zgjidhje pas ngërçit të për hedhjen e shortit për KED. Aktualisht Institucioni i Presidentit ndodhet në kushtet e një kontradikte kushtetetuese, që lidhet me konstituimin e Këshillit të Emerimëve në Drejtësi një institucion që ngrihet pas miratimit të amendamenteve kushtetuese. Mungesa e ligjit të posaçëm, që është pjesë e paketës ligjore që ndodhet në kuvend dhe që përcakton kriteret për kandidim e detyroi Presidentin Nishani të shprehë pamundesinë e hedhjes së shortit brenda 5 ditëve nga hyrja ne fuqi e Kushtetutës së re me 11 gusht për përzgjedhjen e Anëtarëve të Këshillit Emërimeve në Drejtësi. Ndërsa ditën e martë pritet që ai të takohet me krerët e grupeve paralmentare.

Article Logic
Execution time: 0.0035030841827393