INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i keq lë pa drita disa zona të vendit

Moti i keq lë pa drita disa zona të vendit

Publikuar më: 12:13 08-08-2016

Moti i keq ka dëmtuar disa fidera në zona të ndryshme të vendit. Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike si pasojë e motit të keq në fundjavë janë shfaqur avari në rrjetin e tensionit të ulët e të mesëm në disa zona të vendit për pasojë kanë mbetur pa energji fideri nr.2 i nën stacionit Hoxharë që furnizon me energji elektrike zonën e Plazhit të Semanit. Ndërsa në Tiranë avari janë shfaqur në rrjetin e tensionit të ulët që mbulojnë me energji zonat rurale. Defekt ka pësuar dhe fideri i Shënkollit në Tale të Lezhës, nën stacionit Rile që ka lënë pa drita këto zona.
Grupet e punës së OSHEE janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më shpejt të energjisë tek të gjithë abonentët.

Article Logic
Execution time: 0.0037310123443604