INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas lënies së detyrës mesazhi modest i Nishanit nga Presidenca

Pas lënies së detyrës mesazhi modest i Nishanit nga Presidenca

Publikuar më: 15:47 21-07-2017

Ditën e hënë Bujar Nishani lë zyrën e presidentit duke u zëvendësuar nga Ilir Meta. Para ikjes së tij, ai ka zgjedhur të mbajë edhe një fjalim nga Presidenca. Në fjalën e tij, Nishani është shprehur i nderuar për detyrën që ka mbajtur, për të cilën tha se ka dhënë maksimumin.
“Ishte një nder i lartë për mua të isha presidenti juaj dhe të punoja me ju. I pyetur se si ndihem? Si pas çdo pune, i kënaqur. Sipas çdo kënaqësie, i lumtur. Por sidomos kryelartë sepse kam patur nderin të kryej detyrën pa u lëkundur, pa u penduar dhe pa u ndalur para asnjë pengese. Ndoshta ka gjëra që mund të ishin bërë më mirë, por ishte nder për mua që i shërbeva Shqipërisë. Nuk bëra kush e di se çfarë, thjesht bëra punën time. Faleminderit!”, - tha Nishan

Article Logic
Execution time: 0.0038409233093262