INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bujar Nishani, krimi po

Bujar Nishani, krimi po "godet" dhe shtetin

Publikuar më: 15:21 22-09-2017

Ish presidenti Bujar Nishani ka shkruar në FB për kriminalitetin duke marrë shkas nga ngjarjet e ditëve të fundit në qytetin e Elbasanit. Sipas tij sot krimi ka nisur të ndëshkojë shtetin.

Pjesë nga fjala Nishani:
"Me akte publike madje. Gangsterët e bandave kriminale ndihen tashmë me pushtet mbi policinë. Ata e shohin policinë si shërbyese të tyre e jo si përndjekëse e shkop force për ta. Kjo ishte e pritshme, për fat të keq. Nëse policia jo vetëm nuk i goditi ata gjatë kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, por madje i inkurajoi dhe në raste të caktuara bashkëpunoi me ta, s’kishte si ndodhte ndryshe sot. Nëse emërimet në strukturat e hetimit të krimit rekomandoheshin nga kapot e bandave s’kishte si ndodhte ndryshe sot. Nëse politikanët qeverisës i pagonin për të mbledhur vota me çdo çmim, s’kishte si ndodhte ndryshe sot. Nëse pushteti u falte pasuritë publike në këmbim të miqësisë së tyre për të trembur shqiptarët, s’kishte si ndodhte ndryshe sot. Ai mund të kthehet përfundimisht në fatalitet nëse nuk arrestohen dhe tregohen publikisht agresorët ndaj policisë në Elbasan. Nëse nuk bllokohen dhe futen në proces konfiskimi bisneset e anëtarëve të këtyre grupeve. Mbledhja për disa ditë në oborret e komisariateve të disa makinave është asgjë. Goditja u duhet dhënë atje ku ata pastrojnë paranë e pisët. Atje ku i shumfishojnë paratë e krimit. Ato dihen, janë publike, të pa kontrolluara. Nëse kjo nuk bëhet ata pasi do ta ndëshkojnë mirë e mirë shtetin do ta blejnë të gjithin atë".

Article Logic
Execution time: 0.0035848617553711