INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Operacion për drogë në Vlorë

Operacion për drogë në Vlorë

Publikuar më: 14:42 22-09-2017

Policia ka zhvilluar aksionin kundër drogës dhe në qytetin e Vlorës. Shënohen me qindra kontrolle në banesat, automjetet dhe bizneset e disa të dyshuarve.

Po deri tani mësohet se vetëm një person është arrestuar. Policia Vlorë, në bashkëpunim me Repartin Special ''Delta Forcë'', i ka vënë prangat 26 vjeçarit, Ydai Hoxhaj.
Atij gjatë kontrollit të automjetit u gjetën disa gram lëndë narkotike kanabis sativa, gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën (me qira) që posedohet prej tij iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip Pistolet, një shumë vlerash monetare prej 6000 Euro si edhe disa aparate të ndryshme celular, të cilat u sekuestruan nga policia në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Article Logic
Execution time: 0.0044229030609131