INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raport, rrezikohet akreditimi i Universitetit të Tiranës! Cili është i shpëtuari...

Raport, rrezikohet akreditimi i Universitetit të Tiranës! Cili është i shpëtuari...

Publikuar më: 14:52 22-09-2017

Nëse nuk përmirësojnë cilësinë e mësimdhënies apo dhe atë të ambjenteve shumë universitete publike apo private në vend rrezikojnë të mbyllen. Nuk do të ketë akredim nëse brenda një deri pesë vjet ata s’plotësojnë kushtet. Është ky vendimi përfundimtar që parashikohet të dalë nga mbledhja e Bordit të Akreditimit, pas një analize të detjuar dhe një pune 6 mujore nga ekspertët e agjencisë britanike “Quality Assurance Agency” dhe ata vendas, pjesë e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Panorama zbardh vlerësimet për të gjitha universitetet publike, për të cilat është dhënë “OK”, me kushtin që në krye të një ose disa viteve të plotësojnë standardet, në të kundërt nuk do të funksionojnë si të tilla.
Ajo çfarë bie lehtësisht në sy është Universiteti i Tiranës, më i vjetri dhe më i madhi, ndodhet në fund të listës, duke u vlerësuar minimalisht, krahasuar me universitetet e tjera.
Nga pesë standardet e marra në shqyrtim, tre prej tyre përmbushen thelbësisht, ndërsa dy të tjera pjesërisht. Kjo ka bërë që Bordi i Akreditimit të përpilojë një listë të gjatë me rekomandime, duke i lënë një vit kohë për t’i përmbushur ato.
Me standarde pak më të mira se ato të UT¬-së rezultojnë tri universitete në rrethe: ai i Shkodrës, Vlorës dhe Gjirokastrës. Universiteti Politeknik dhe “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan qëndrojnë diku në mes, duke përmbushur plotësisht dhe thelbësisht të pesë standardet për t’u akredituar për një periudhë 3¬-vjeçare, ndërsa “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe Politekniku në Tiranë kanë 4 vite kohë për të përmbushur kushtet e vendosura nga ekspertët.
Në krye qëndron universiteti më i ri, ai i Mjekësisë, i cili është vlerësuar maksimalisht për katër tregues dhe thelbësisht mirë për një standard. Kjo u siguron atyre “qetësinë” për pesë vitet në vijim, nga gjashtë të mundshmet që mund të akreditoheshin.

Article Logic
Execution time: 0.0034699440002441