INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis ceremonia zyrtare e 105 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë në Vlorë

Nis ceremonia zyrtare e 105 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë në Vlorë

Publikuar më: 13:45 28-11-2017

Nis në Vlorë festa për 105 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Presidenti Ilir Meta, homologu i tij Hashim Thaçi, kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe shumë zyrtarë të lartë dhe qytetarë të shumtë, kanë marrë pjesë në ceremoninë e cila ka nisur me ngritjen e flamurit në Vlore. Dy pjesëtarë të Forcave të Armatosura- detare apo tokësore- kryejnë aktin formal të ngritjes së flamurit.
Ngritja e flamurit u shoqërua nga Himni Kombëtar dhe 21 të shtëna të artilerisë. Pas ngritjes së flamurit, Presidenti i Republikës dhe homologu i tij Kosovar Hashim Thaçi, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Prefekti i Vlorës, Kryetari i Bashkisë do të vendosin kurora tek varri i Ismail Qemalit.

Article Logic
Execution time: 0.0039129257202148