INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Thaçi zbulon sot rastësinë që bashkon dhe njëherë Shqipërinë dhe Kosovën

Presidenti Thaçi zbulon sot rastësinë që bashkon dhe njëherë Shqipërinë dhe Kosovën

Publikuar më: 14:49 28-11-2017

Gjatë fjalës së tij Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka uruar shqiptarët për Pavarësinë e Shqipërisë, ku ky 105 vjetor përkon me 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ai theksoi se pa Shqipërinë Kosova nuk do mund tia kishte dal dot, të ishte e lirë.

“Jam i privilegjuar që marr pjesë në Vlorën historike për 105 vjetorin e pavarësisë.

Më lejoni në emër të institucioneve të Kosovës të shpreh urimet për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, Maqedoni, Luginën e Preshevës, Malin e Zi. Dita e flamurit është festa e krenarisë kombëtare, e forcimit të ndërgjegjes tonë.

Kjo ditë shënon ndarjen nga robëria e gjatë dhe fillimin e modernizmit.

Në këtë ditë nuk ka si të mos kujtojmë patriotët që brez pas brezi kontribuan për ditën e pavarësisë pasi sot ju jemi mirënjohës të gjithë atyre që kurorëzuan përpjekjen për pavarësinë e Shqipërisë.

Ky 105- vjetor përkon dhe me 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, por është e sigurt pa Shqipërinë as Kosovë nuk do të ishte e lirë e pavarur dhe sovrane.

Shqipëria është anëtare e NATOS, Kosova është në udhëtim për tu integruar dhe miqësi të përjetshme me SHBA.

Kosova dhe Shqipëria zhvillojnë marrëdhënie të ndërsjellat si asnjëherë më parë në Korçë.

Sot Vlora ka bashkuar shqiptarët e gjithë trojeve, sot e përgjithmonë Kosova do të ushqejë dhe kultivoje dashurinë ndaj Shqipërisë, lirisë së lëvizjes.

Urime Dita e Flamurit, urime dita e pavarësisë. Faleminderit!", u shpreh Presidenti Thaçi gjatë fjalës së tij.

Article Logic
Execution time: 0.003309965133667