INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Negociatat/ Euroactive: Dritë jeshile për Shkupin, Tirana mbetet pas

Negociatat/ Euroactive: Dritë jeshile për Shkupin, Tirana mbetet pas

Publikuar më: 14:23 17-06-2019

Teksa ditën e nesërme pritet që Komsisioni Europian të bëjë publik vendimin për hapjen apo jo të negociatave më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, portali Euroactive, pjesë e unionit paralajmëron se ç’mund të ndodh. Në artikullin e titulluar “Maqedonia Veriut pranë negociatave Shqipëria mbetet pas” analizohet se Tirana duhet të presë ende.

“Shumë prej shteteve të BE-së janë gati të japin dritën jeshile për Shkupin, ndërsa Tirana mbetet ende pas për pak kohë” janë shprehur disa diplomat për Euroactiv.

Komisioni në maj rekomandoi hapjen e negociatave për të dyja shtetet , por edhe nëse bisedimet nisin, thuhet në artikull, procesi do të zgjas disa vite dhe madje anëtarësimi nuk është i garantuar.

Megjithatë pritet që Këshilli të mos marrë një vendim ditën e nesërme, por vendimi të shtyhet në shtator pasi Gjermania ende nuk është gati të marrë një pozicion të caktuar. E për këtë arsye pritet që vendimi për këto dy vende të shtyhet në shtator.

Ndër të tjera burimet diplomatike citon EUROACTIVE , ndërsa Maqedonia e Veriut është duke ecur përpara Shqipëria duhet ende të marrë dakortësinë e 28 vendeve anëtare.

Shqipëria është duke u përballur me Holandën e cila madje përgatiti një mocion për rikthimin e vizave. Madje sipas burimeve thuhet në shkrim hapja e negociatave me Shqipërinë konsiderohet e parakohshme.

nnnnn.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0040750503540039