INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë do vendosë BE për negociatat? Sot përcaktohet fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Çfarë do vendosë BE për negociatat? Sot përcaktohet fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Publikuar më: 10:07 18-06-2019

Liderët e BE-së do të vendosin sot nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë do t’u jepet drita jeshile për hapjen e negociatave, apo do të shtyhet në një datë të dytë në vjeshtë,

Vendimi do të merret sot në Luksemburg gjatë samitit të Këshillit të Ministrave të BE-së që do të diskutojë mbi paketën e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Kujtojmë që Komisioni Europian i hapi sërish dritën jeshile Shqipërisë dhe tha se vendi i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave.

Por pavarësisht këtij rekomandimi, shtyrja për në vjeshtë është përmendur edhe ditën e djeshme nga portal zyrtar i BE-së EUROACTIVE ku sipas burimeve hapja e negociatave do të shtyhet për në shtator.

Kjo edhe për faktin që Holanda e konsideron hapjen e negociatave aktualisht si të parakohshme. Kujtojmë që ky shtet madje ka kërkuar nga PE-ja që të rikthejë sërish regjimin e vizave me Shqipërinë.

Qershorin e kaluar vendimi u shty pikërisht për tani pas skepticizmit të tre vendeve, Holandës, Francës dhe Danimarkës.

Article Logic
Execution time: 0.0039889812469482