INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Holanda i mbyll dyert Shqipërisë për negociatat e integrimit

Holanda i mbyll dyert Shqipërisë për negociatat e integrimit

Publikuar më: 14:41 06-06-2019

Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok duket se ka dhënë përgjigjen finale mbi atë çfarë përflitej në media. Ai ka deklaruar se qeveria e Holandës ka një vendim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Qeveria nuk është e interesuar në negociatat e pranimit midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë. Për Maqedoninë Veriore ajo e lë derën hapur’. Këtë e bëri të qartë ministri i Punëve të Jashtme, Stef Blok.

Sipas tij, në Maqedoninë e Veriut janë ndërmarrë hapa të mirë. Deputetët kërkuan të mësonin qartësisht qëndrimin e Holandës për nisjen e negociatave dhe ministri ishte i prerë. “Ka ende diçka për t’u bërë në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit”, theksoi ministri. Sipas tij, asnjë vendim nuk mund të merret në BE nëse të gjitha shtetet anëtare marrin një pozicion të paracaktuar paraprakisht. “Pastaj në bilanc nuk ndodh asgjë”, thotë ai.

Veç Holandës skeptike për hapjen e negocatave për Shqipërinë janë Franca, Gjermania dhe Danimarka.

Article Logic
Execution time: 0.0032329559326172