INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Ylli Baka koncert te Amfiteatri: Për herë të parë me binjakët e mi në orkestër [VIDEO]

KafeIN/Ylli Baka koncert te Amfiteatri: Për herë të parë me binjakët e mi në orkestër [VIDEO]

Publikuar më: 14:49 06-06-2019

Këngëtari i njohur i jugut, Ylli Baka do të jetë sonte live në një recital të tij në Amfiteatrin veror në parkun e Liqenit Artificial.
I ftuar në emisionin “KafeIN” gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, këngëtari Ylli Baka tha se për dy orë do të këndojë 25 këngë nga repertori i tij.
Por e reja e këtij koncerti është ngjitja për herë të parë në skenë e dy djemve të tij binjakë që do të luajnë në orkestrën që do ta shoqërojë në recitalin e tij të parë.
“është hera e parë që organizoj një recital dhe jam i emocionuar. Do kem Era Rusin që do përshëndesë publikun me këngë. Ne kemi një këngë të përbashkët ku kemi korrur sukses”, tha Ylli Baka.
Sipas tij, do të jenë dhe humoristët e njohur Bes Kallaku dhe Agron Llakaj që do të kënaqin publikun në koncertin e tij recital.
Po ashtu do të jetë dhe këngëtari shkodran Bujar Qamili që do të këndojë në recitalin e yllit të muzikës popullore të jugut, Ylli Baka.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0035719871520996