INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndryshon historia/ Si qëndron e vërteta e 17-vjeçares që i dha fund jetës pas dy përdhunimeve

Ndryshon historia/ Si qëndron e vërteta e 17-vjeçares që i dha fund jetës pas dy përdhunimeve

Publikuar më: 14:40 06-06-2019

Kudo po qarkullon historia e Noa Pothoven që thuhet se i dha fund jetës përmes eutanazisë në moshën 17-vjeçare.

Ama një reagim nga Holanda ka ndryshuar të gjithë historinë e vdekjes së 17 vjeçares.

Vajza ishte shtruar në spital aq shumë nën peshë, sa e kishin futur në koma mjekësore vetëm që ta ushqenin në mënyrë intravenoze. Por këtë vit vendosi që nuk donte të mjekohej më.

Ajo i kishte thënë një gazete në dhjetor që ia kishin refuzuar eutanazinë, sepse më parë duhej të përfundonte kurën kundër stresit dhe duhej të priste sa t’i zhvillohej truri plotësisht, pra, kur të bëhej 21 vjeçe, dhe se ajo nuk mund të priste aq gjatë. Madje, klinika që u aludua të kishte ndihmuar Noa-n me vetëvrasjen e saj, publikoi një deklaratë për t’i dhënë fund raportimeve të pasakta në mediet botërore. “Noa Pothoven nuk vdiq përmes eutanazisë,” thotë përfaqësuesi i klinikës.

noa.jpg

Në postimin e fundit, ajo kishte shkruar që pas shumë diskutimeve dhe vlerësimeve, kishte vendosur të vdiste, pasi vuajtjet kishin qenë të padurueshme.

“Eutanazia është e ligjshme në Holandë, por fëmijët nga 12 deri në 16 vjeç duhet të marrin leje nga prindërit, ndryshe nga ç’u raportua dje nga mediat”, sqarojnë autoritetet holandeze.

Vajza botoi një autobiografi ku tregonte që e kishin përdhunuar në moshën 11 dhe 12-vjeçare në një festë ditëlindjeje, dhe më pas sërish në moshën 14 vjeçare.

noass.jpg

Lajmi për vajzën ishte shpërndarë te mediat britanike nga cen.at, një media që është akuzuar shpesh se përhap lajme të rreme, e madje ka humbur një gjyq kundër Buzzfeed për këto akuza. Megjithatë, shkaku i saktë i vdekjes nuk është publikuar ende në mënyrë zyrtare. Por nuk ka as prova se vetëvrasja ka qenë me ndihmë mjekësore të kontrolluar, pra, me eutanazi, shkruan The Guardian.

Article Logic
Execution time: 0.003849983215332