INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Rikthehet Joleza: Në Këshillin Bashkiak për herë të dytë, e vlerësuar nga Veliaj [VIDEO]

KafeIN/Rikthehet Joleza: Në Këshillin Bashkiak për herë të dytë, e vlerësuar nga Veliaj [VIDEO]

Publikuar më: 13:40 06-06-2019

Ajo u bë e njohur në media për fjalimin e saj paksa të çuditshëm si kryetare e FRESSH, por Joleza Koka nuk e ka lënë karrierën e saj politike.
Ajo i është bashkuar ekipit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj në zgjedhjet vendore si kandidate për këshillin bashkiak në mandatin e dytë që Veliaj kërkon nga qytetarët.
E ftuar në emisionin “KafeIN” gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, Joleza tha se këto zgjedhje nuk janë ato të preferuarat prej ekipit të Veliaj pasi përballë nuk ka një kandidat nga opozita, me të cilin mund të përballesh në platformë apo ide.
“Jam në listën e këshilltarëve për herë të dytë dhe e ndjej detyrë e kënaqësi vlerësimin nga ana e kryetarit të bashkisë”, tha Joleza.
Sa i takon temës aktuale të publikimit të përgjimeve nga Gazeta “Bild”, Joleza e cilësoi të turpshme nxjerrjen e sekreteve hetimore nga ana e Prokurorisë.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0037219524383545