INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtrëngoni mirë xhepat, Moody`s paralajmëron rritje të çmimeve të produkteve

Shtrëngoni mirë xhepat, Moody`s paralajmëron rritje të çmimeve të produkteve

Publikuar më: 14:21 06-06-2019

Ekonomia në vendin tonë ka mbetur në vend numëro. Agjencia e Vlerësimit të Kreditit, Moody`s ka rishikuar elemenentët makroekonomikë, të ekonomisë shqiptare dhe në këtë fillim muaji vihet re se rritja ekonomike mbetet e pandryshuar, 3.8%. Referuar kushteve aktuale parashikohet që edhe në vitin 2020 ky indikator të mos rritet.

Ndërsa ne ju paralajmërojmë se duhet të mendoheni mirë kur shpenzoni para, pasi sipas Moody`s, çmimet e konsumit këtë vit do të rriten me një hap më të ndjeshëm se vlerësohej pak muaj më parë.
Rritje çmimesh parashikohen dhe për vitin e ardhshëm. Në fillim të vit, inflacioni ishte përcaktuar 2.9%, ndërkohë që tani vlerësohet më i ulët 2.2%. Po sërisht ai është poshtë rekomandimit të Bankës Qendrore, që ka përcaktuar vlerën 3%. Një tjetër indikator i rëndësishëm që ka ndryshuar është dhe ai që mat rrezikun, që i kanoset shlyerjes së detyrimeve nga faktorët e jashtëm. Bëhet fjalë për luhatjet e kursit të këmbimit për borxhin në valutë. Këtu shihet një përmirësim.

Article Logic
Execution time: 0.003788948059082