INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fundi i infermierit, vrau mbi 80 pacientë për t’u dukur para...

Fundi i infermierit, vrau mbi 80 pacientë për t’u dukur para...

Publikuar më: 14:05 06-06-2019

Një infermier gjerman është burgosur për të gjithë jetën pasi ka vrarë mbi 80 pacientë.

Niels Hoegel, i cili u konsiderua vrasësi serial më vdekjeprurës i Gjermanisë pas luftës, u dënua me burgim të përjetshëm në një gjykatë në Oldenburg.

42-vjeçari pranoi se ka vrarë  pacientë moshës 34 deri në 96 vjeç në dy spitale në Gjermaninë veriore midis viteve 2000 dhe 2005, por jo të gjitha t♪

Hoegel akuzohet se u dha pacientëve ilaçe të papërshkruara në përpjekje për ti treguar kolegëve aftësitë e ringjalljes dhe për të luftuar mërzinë.

Në seancat e kaluara, Hoegel tha se u ndie euforik kur arriti të kthejë një pacient në jetë dhe u shkatërrua kur dështoi.

Policia dyshon se numri i vdekjeve të pacientëve mund të shkojë deri në 200, por nuk mund të jenë të sigurt pasi trupat e shumë pacientëve u dogjën para se të bëheshin autopsitë.

Article Logic
Execution time: 0.0037660598754883