INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ku të takoheni me anijet fantazëm [FOTO]

Ku të takoheni me anijet fantazëm [FOTO]

Publikuar më: 13:44 06-06-2019

Një anije e mbytur, rrënojat e saj nën ujë apo në breg mbartin mister për më tepër kur koha kalon dhe historia e saj harrohet.

Përmes këtij shkrimi do të njihni disa nga anijet më të bukura në botë, të bukura ashtu sic kanë mbetur, me heshtjen e tyre.

Britani e Madhe, anije e ndërtuar në vitin 1975.

b1.PNG

S.S. Point Reyes, Kaliforni. Anije e ngecur në shkëmbinj.

kaliforni_2.PNG

Nëse jeni të apasionuar pas anijeve të vjetra në Kanada ka shumë të tilla. Më e njohura është nën ujë e mbytur në vitin 1885 e quajtur Sweepstakes.

kananda3.PNG

Mbretëresha Kodiak, Ishujt e Virgjër Britanikë. Është shembull sesi kombinohet historia me të ardhmen. Ajo është shndërruar në një vepër të vërtetë arti.

british.PNG

Greqi, anije mes brigjeve e ndërtuar në vitin 1930 dhe u përmbyt në vitin 1980 si pasojë e një stuhie të fuqishme.

greqi.PNG

 

Deti i Kuq, anija Salem Express. U mbyt në 1991 në Detin e Kuq, duke vrarë rreth 470 njerëz.

deti_i_kuq.PNG

Kanada, e famshmja Titanik. E mbytur në vitin 1912 duke vrarë rreth 2 mijë njerëz.Mbetjet e anijes u zbuluan në vitin 1985 dhe dyshohet se ajo u nda në dysh para se uji ta përpinte.

titanik.PNG

 

Article Logic
Execution time: 0.003882884979248