INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Akademia verore e Biznesit, Daniel Guçi: Shans i mirë për të rinjtë [VIDEO]

KafeIN/Akademia verore e Biznesit, Daniel Guçi: Shans i mirë për të rinjtë [VIDEO]

Publikuar më: 14:07 17-06-2019

Drejtori i Ndërmarrjeve të vogla, të mesme dhe eksportuese, AIDA, Daniel Guçi, gjatë një interviste në “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri tha se gjatë muajve të verës do të hapet për të tretin vit Akademia verore ku të rinjtë mund të marrin njohuri në biznes për sipërmarrjet mikro të vogla e të mesme dhe ato që kanë potencial për të eksportuar.
“Studentët që duan të bëjnë kërkime për tregun dhe që mund ti bashkohen këtyre kompanive mund të regjistrohen në akademi.
Këtë vit kemi orientuar studimin e tregut evropian për të sjellë sfidat, mundësitë që kanë këto ndërmarrje.
Dy fituesit do të shkojnë në Kinë për të marrë eksperiencën e sipërmarrjeve mikro”, tha drejtori i AIDA, Daniel Guçi.
Sipas tij, qasja drejt tregut evropian vjen në një kohë kur Shqipëria ka marrë rekomandim pozitiv nga BE.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0035789012908936