INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Të merresh me politikë? Tushi: Të rinjtë e shfrytëzojnë për karrierë, është biznes fitimprurës [VIDEO]

KafeIN/Të merresh me politikë? Tushi: Të rinjtë e shfrytëzojnë për karrierë, është biznes fitimprurës [VIDEO]

Publikuar më: 14:02 17-06-2019

Për sociologun Gëzim Tushi, të duash politikën dhe të përfshihesh në të është pozitive, por vetëm nëse je zgjedhur në bazë të meritës e jo interesit.
Tushi tha se sot të rinjtë në Shqipëri e shohin politikën si mundësi punësimi apo karriere, edhe kur nuk e meritojnë.
“Politika është një mall që konsumohet shpejt dhe është biznes fitimprurës, dhe kjo ka çoroditur të rinjtë që rendin pas forumeve partiake.
“Problemi është se të rinjtë hyjnë me iluzione dhe motive karrieriste. Të synosh karrierë është dicka e mirë por të mos bësh karrierë militanteske. Brenda armatës së të rinjve ka nga ata që hyjnë pikërisht me ide karrieriste”, tha sociologu Tushi.
Nga ana tjetër, gjuha verbale që përdor politika ndikon për keq në marrëdhëniet mes njëri-tjetrit në shoqëri. Ndarja sipas bindjeve partiake, debatet që krijohen për interesa partiakë çojnë në konflikte deri dhe fizike dhe kjo nuk është normale.
"Politika duhet të bëjë politika zhvillimi dhe jo përçarje",tha sociologu Tushi.

Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0037550926208496