INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lëvizja pa viza/Avramopulos paralajmëron Shqipërinë: BE do të ndërmarrë masa

Lëvizja pa viza/Avramopulos paralajmëron Shqipërinë: BE do të ndërmarrë masa

Publikuar më: 14:33 17-06-2019

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë përdorur regjimin ekzistues të lëvizjes pa viza, të vendeve të tyre, për të hyrë në BE. Këtë e bëri të ditur Komisioneri i BE për Migrimin, Dimitris Avramopulos shkruan DW.

Avramopoulos shtoi më tej se po të vazhdojë kjo tendencë migrimi nga shtete si Venezuela, Kolumbia ose Shqipëria, BE do të ndërmarrë hapa. Ai u bëri thirrje shteteve të prekura që të respektojnë rregullat për të cilat është rënë dakord.

Në qoftë se shtetet nuk e pengojnë keqpërdorimin e vizave dhe rritet edhe më tej numri i kërkesave të paargumentuara për azil, BE mund të pezullojë regjimin pa viza për shtete të veçanta, tha ai. Sidomos për shkak të hyrjes pa viza, numri i azilkërkuesve në BE që në fillim të vitit është rritur midis janarit dhe fundit të prillit me 15 për qind, në krahasim me një vit më parë.

Komisari për Migrimin iu referua shifrave të zyrës së BE-së për azilin, sipas së cilës, në katër muajt e parë të këtij viti, një në katër kërkesa për azil në BE është bërë nga shtetas të një vendi, qytetarët e të cilit mund të hyjnë pa viza në BE.

Në tërësi, megjithatë, numri i azilkërkuesve në BE është në nivelin e ulët të vitit 2014, para krizës së refugjatëve, tha Avramopoulos.

Article Logic
Execution time: 0.0036110877990723