INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në një vend përrallor, ashtu si pak festuan! Ja se ku e kaluan 'Shën Valentinin' Elita Rudi dhe Gjiko[FOTO]

Në një vend përrallor, ashtu si pak festuan! Ja se ku e kaluan 'Shën Valentinin' Elita Rudi dhe Gjiko[FOTO]

Publikuar më: 08:56 15-02-2018

Pothuajse të gjithë personazhet e famshëm Vip këtë Shën Valentin i patëm në qendër të vëmendjes pasi të gjithë janë munduar kush më shumë e kush më pak të na tregojnë idetë e tyre unike për të festuar.

Por si mund të mungonte dyshja Elita Rudi dhe Gjiko, ku mesa duket kjo festë do të ngelet gjatë në kujtesën e të dyve pasi kanë vendosur ta festojnë në një mënyrë krejt unike.

Ndryshe nga shumë të tjerë Elita dhe Gjiko kanë zgjedhur ta kalojnë festën në Verona të Italisë, vend simbol i njohur si vendi i dashurisë i përfaqësuar me emrat e Romeos dhe Zhuljetës.

Ka qenë pikërisht Elita ajo e cila e ka zbuluar këtë fakt me anë të një foto të postuar në Instagramin e saj.

Çifti shkëmben një puthje e cila si për festën e dashurisë duhet të jetë një nga ato puthjet që të bën më të lumtur më shumë se kurrë.

“Romeo im”, shkruan Elita Rudi në postimin e saj në Instagram.

Capture.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037300586700439