INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E papritur nga Enca! Shën Valentini i zbuloi të dashurin dhe dhuratën që ka marrë[FOTO]

E papritur nga Enca! Shën Valentini i zbuloi të dashurin dhe dhuratën që ka marrë[FOTO]

Publikuar më: 09:07 15-02-2018

Enca Haxhia është një nga ato këngëtaret super të famshme për shkak se fansat i adhurojnë lëvizjet dhe postimet e saj hot ku shfaq linjat e admirueshme në Instagram.

Por ama një fakt ka mbetur realisht mister nga Enca, ku për të është diskutuar gjithmonë nëse është në një lidhje ose jo.

Dhe mesa duket Enca këtë Shën Valentin nuk ka mundur ta mbajë më këtë sekret dhe i ka bërë gjërat paksa publike.

Këngëtarja ka pranuar që është në një lidhje duke postuar surprizën që i ka bërë partneri dhe një letër ku ai i shpreh dashurinë.

"E dashur, në ditën e Shën Valentinit po shpresoj, ashtu siç shpresoj gjithmonë, që ti do e kuptosh se lumturia që kam, është për shkakun tënd", shkruhet në letër.

Enca shumë e lumtur ka ndarë një video ku shihet duke mbajtur një tullumbac me arush ku shkruhet "Të dua kaq shumë".

Dhe më vonë një foto ku tregon se ndodhet në Amsterdam e me këtë postim ka zbuluar kështu se i dashuri i saj jeton atje. Siç duket kjo është edhe arsyeja pse Encën e shohim të udhëtojë shpesh drejt Amsterdamit.

xdrtgh_w45.PNG

drth_w45.jpg

drtg_w45.jpg

srtg_w45.jpg

sgth_w.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039200782775879