INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në një dhomë me Miss Serbinë? Ja frika e Miss Universe Albania [VIDEO]

Në një dhomë me Miss Serbinë? Ja frika e Miss Universe Albania [VIDEO]

Publikuar më: 19:52 11-11-2017

Në shtëpine më të ndjekur të fundjavës “Një kat më lart” Miss Universe Albania, Blerta Leka foli për përgatitjet rreth mbrëmjës finale. Moderatori Ermal Peçi e ngacmoi me humor Blertën nëse është bërë gati të bëj simbolin e shqiponjës me duar në çdo dalje të saj, ashtu si kanë bërë konkurentet e saj ndër vite. “Unë do ta bëj, përfaqësoj vendin tim, kanë rëndësinë e tyre” tha Blerta teksa Ermali e pyeti sërish duke i thënë “Mos më thuaj që do ja kërkosh ta bëj shqiponjën edhe miss-it nga Serbia?” E dini cila është frika e Blertës në lidhje me këtë temë? Atë kanë filluar ta mundojnë pyetjet rreth faktit që në mungesë të Miss Kosovës mund ta vendosin në dhomë më Miss Serbinë. Nëse kjo ndodh, ajo i garanton Ermalit se s’do ketë debate përkundrazi.
Ndiqni të plotë bisedën e “Një kat më lart” 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036721229553223