INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndodh dhe kjo!/ Alban Ramosaj në një udhëtim pa biletë kthimi

Ndodh dhe kjo!/ Alban Ramosaj në një udhëtim pa biletë kthimi

Publikuar më: 13:30 16-04-2019

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “NIN” ka qenë i ftuar këngëtari i njohur Alban Ramosaj, ku ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta e tij private, karriera dhe planet që ka për tu larguar nga Shqipëria.
Albani ka shprehur se së shpejti ka në plan që të largohet nga Shqipëria për në Amerikë ku dhe dëshiron të krijojë karrierën e tij.
“Do që të ikësh në SHBA, në një udhëtim ku nuk e ke biletën e kthimit”, i ka thënë moderatori.
“Tani për tani nuk e kam biletën e kthimit, tani nuk dua ta kontrollojë rrjedhën e jetës se veç stresohesh dhe nuk e di se çfarë do të bëj por për momentin po mundohem për më të mirën, që të zhvillohem dhe të jem më i lumtur. Se di pse kam zgjedhur Amerikën, por njerëzit më kanë bërë kurioz për ‘Ëndrrën Amerikane’. Kam për tu zhvilluar atje dhe do jem më i pavarur dhe do evoluoj si njëri. Ideja është që unë thjesht do shkoj, s’kam asnjë plan por shpresoj që ta krijoj një plan”, ka përfunduar ai.

Article Logic
Execution time: 0.0028359889984131