INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Udhëton dot drejt Amerikës, apo ja kanë bllokuar vizën? Sali Berisha sqaron ngjarjen

Udhëton dot drejt Amerikës, apo ja kanë bllokuar vizën? Sali Berisha sqaron ngjarjen

Publikuar më: 08:59 14-02-2019

Ish kreministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka folur sërish për çështjen e vizës për në SHBA, duke mohuar se atij i është refuzuar një e tillë.

Deklaratat lidhur më këtë çështje i ka komentuat në emisionin "Byro Politike", në TV "ABC News", ku deklaroi se nuk ka marrë kurrë një mesazh për të mos aplikuar për vizë dhe tha se nuk udhëton kurrë, pasi tashmë nuk ka më një pozicion të lartë publik.

"Në mënyrë absolute nuk kam marrë një mesazh të tillë. Në SHBA për herë fundit kam qenë për vizitë për 100-vjetorin e Shqipërisë dhe ishe shte vizitë nderuese për mua. Që nga ajo kohë nuk kam aplikuar kurrë për vizë për në SHBA. Mua më ka bërë ftesë, ish-ambasadori Donald Lu dhe më tha që duhet që të bëja një vizitë në SHBA. Por unë nuk vizitojë më asnjë vend i thashë, pasi unë jam një ish, ish, ish, dhe nuk aplikoj kurrë për asnjë vizë se kam hequr dorë nga udhëtimet",- është shprehur Sali Berisha.

Article Logic
Execution time: 0.0030429363250732