INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ledion ti je?! Prej 1 viti i larguar nga ekrani, nuk do ta njihni moderatorin në këto pamje! [VIDEO]

Ledion ti je?! Prej 1 viti i larguar nga ekrani, nuk do ta njihni moderatorin në këto pamje! [VIDEO]

Publikuar më: 13:42 16-04-2019

Ai është një ndër moderatorët më të njohur shqiptare me një karrierë të gjatë në televizion. Prej kohësh Ledion Liço nuk ka qenë aktiv në jetën publike dhe atë profesionale. Ai hoqi dorë nga moderimi i “The Voice ” dhe gjithashtu mbylli të gjitha rrjetet sociale. Por pas një kohe të gjatë, siç duket Ledioni është rikthyer në ambientet e Top Channel.

Është aktori i njohur Rezart Veleshnja ai që ka publikuar një video ku shihet përkrah Ledionit dhe aktorit Erand Sojli. Në pamjet e publikuara, Ledioni shihet më ndryshe se zakonisht. Ai ka lënë mjekër dhe duket se ka shtuar disa kilogramë e për hir të së vërtetës mezi e njohëm.

Kujtojmë që pak ditë më parë u përfol se Ledioni po punon për zhvillimin e një televizioni të ri dedikuar muzikës.

ledioni from Vimeointv.al on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.003803014755249