INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tashmë falë YouTube, do njihni Lorin e vërtetë dhe paragjykimet do zhduken! Del episodi i parë, ja prapaskenat nga dasma e Sarës dhe Ledionit

Tashmë falë YouTube, do njihni Lorin e vërtetë dhe paragjykimet do zhduken! Del episodi i parë, ja prapaskenat nga dasma e Sarës dhe Ledionit

Publikuar më: 20:58 16-09-2018

Para pak javësh Ledion Liço dhe trashëgimtarja e ‘Top Channel’, Sara Hoxha kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Ndonëse nuk dhanë detaje të dasmës, çifti organizuan një ceremoni luksoze në Como të Italisë. Në mesin e familjarëve dhe disa nga miqve, dasma ishte tejet e mahnitshme edhe pse në rrjete sociale ishin më të rezervuar sa i përket imazheve.

Ndërsa ka kaluar thuajse 1 muaj nga ajo ditë, kemi patur mundësinë të zbulojmë disa copëza nga magjia e 11 gushtit.  Mirëpo Lori nëpërmjet kanalit të saj zyrtar në YouTube na ka zbuluar pak më parë, një video me të gjitha prapaskenat e një nate përpara dasmës. Së bashku me mikeshat e ngushta, Sonela dhe Anxhela Lamaj, vajza e madhe e familjes Hoxha ka filmuar këto momente nga prapaskenat e dasmës.  Shumë gallatë dhe emocion do shihni në videon e përgatitur nga Lori dhe me siguri shumë prej personave që mund ta kenë paragjykuar Lorin, tani do njihni akoma më mirë me vlogun e saj./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0034317970275879