INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një udhëtim në Paris? Po, nëpërmjet këtyre 5 filmave!

Një udhëtim në Paris? Po, nëpërmjet këtyre 5 filmave!

Publikuar më: 16:33 12-04-2018

Nga Irini Meçe

Qyteti i dashurisë, kryeqyteti i modës, parajsa letrare. Ah Paris, je një qytet që i ke të gjitha gjërat e bukura brenda! Me energjinë, kulturën dhe peizazhin e mrekullueshëm, është e lehtë të biesh në dashuri me vetë qytetin. A nuk e keni vizituar ende Parisin? Për t'ju bërë në humor për një udhëtim në Paris, kami renditur disa filma që janë xhiruar atje. Kinemaja dhe Parisi shkojnë shumë mirë së bashku dhe kur bëhën bashkë të dy, sigurisht që ka për të dal një produksion filmik shumë i arritur dhe i realizuar. Çfarë lokacioni më të mirë doni për një film përveç Parisit ,me arkitekturën e tij të mrekullueshme dhe atmosferën romantike? Paris ka qenë një skenë për klasikën e kinemasë për vite me radhë. Ka nga të gjithë filmat: nga romanca, komedi dhe dramë. Nëpërmjet këtij shkrimi përveçse do zbulojmë më shumë rreth filmave, do të bëjmë një udhëtim në Paris nëpërmjet kinemasë dhe për të marrë disa doza franceze.

“Moulin Rouge”, Baz Luhrmann

'Moulin Rouge' do t’ju bëjë të qeshni, të qani dhe të ëndërroni. Kjo është një histori për jetën dhe rreth artistëve që u mblodhën në Paris në vitin 1900, duke jetuar një stil jetese boheme dhe duke i dhënë botës frytet e punës së tyre, të artit të tyre. Por më së shumti kjo është një histori për dashurinë, një historie dashurie mes një poeti dhe një kurtizane. Mesazhet janë rreth fuqisë së dashurisë së vërtetë, e cila është një mesazh i mrekullueshëm. Nicole Kidman dhe Ewan McGreggor kanë bërë një interpretim mjaft të mirë së bashku. “Moulin Rouge” është nominuar për tetë çmime Oscar dhe fitoi 2 çmime: Best Art Direction dhe Best Costume Design.

 

a25bdfbc-09b7-45fe-9f3b-c8f49ca2204e.jpg

“Funny Face”, Stanley Donen

Ky mbetet edhe një ndër filmat e mi të preferuar në këtë listë dhe kjo për dy arsye. E para sepse sepse sheshxhirimi ka ndodhur në Paris dhe e dyta sepse interpreton aktorja ime e preferuar Audrey Hepburn. Është pikërisht nga këta filma klasikë që ti nuk lodhesh kurrë duke i parë. Tek “Funny Face” janë bërë bashkë kostumet më të bukura të modës nga Givenchy, fotografia dhe interepetimi i aktorëve, të cilën e kanë bërë këtë film kaq të mirë.

cd41e5f5-abc2-4c86-a027-66e8b6ec9047.jpg

“Midnight in Paris”, Woody Allen

Ky film është një ndër filmat e mi të preferuar në këtë listë, por jo vetëm. “Midnight in Paris” nga regjisori Woody Allen e kam parë menjëherë pas udhëtimit që kam bërë në Paris, i cili më la një shije shumë të mirë. Pasi erdha dhe iu riktheva rutinës, doja që të paktën me mendime të isha në Paris dhe në rrugicat karakteristë të tij. Më kanë sugjeruar të shikoja këtë film dhe mund të them që e kam adhuruar. “Midnight in Paris” është një komedi romantike e vendosur në Paris, ku një familje udhëton në kryeqytetin francez. Çifti që ishte në prag të martesës, nëpërmjet këtij udhëtimi kuptojnë se sa botëkuptime të ndryshme kanë, por më interesantia e këtij filmi ishte se si protagonisti kryesor interpretuar nga Owen Wilson kthehet në vitin 1920 çdo ditë në mesnatë. Një kryevepër e Woody Allen!

3711c8d6-4bb2-43b5-8184-7b6f0750dc85.jpg

“Sabrina”, Billy Wilder

Sërish një film me Audrey Hepburn? Po dhe nuk po e mbaj me hatër, duhet t’i shihni që të jeni në një mendje me mua se si eleganca dhe talenti i saj ndërthuret kaq bukur. Përpos faktit që jam edhe një fanse e filmave klasikë dhe nuk mund ta shmang dot. “Sabrina” është një film romantik i vitit 1995 dhe një histori e ëmbël. Një ‘playboy’ interesohet për vjazën e shoferit të familjes së tij, por është vëllai i tij më serioz që do të ishte njeriu i duhur për të. Tipike një histori hirusheje me një dialog të mrekullueshëm mes aktorëve.

b96c7e9b-5e85-4dad-8479-8664b39f3caa.jpg

“Before sunset”, Richard Linklater

Filmi i regjisorit Richard Linklater , “Before Sunset” është një nga tregimet më të bukura të dashurisë së viteve 90. Shkrimtari amerikan Jesse Howard (Ethan Hawk) është në fund të një turneu evropian. Duke qëndruar një natë në Paris ai takon Selinën, nëntë vjet pas takimit të tyre të parë. Ata ecin nëpër rrugët e Parisit dhe flasin për dashurinë, jetën, realitetin etj. Përgjatë momenteve së bashku, ata e kuptojnë se ende janë të dashuruar me njëri-tjetrin. Përveçse historisë së ndjerë të tyre, do të mrekullohemi edhe nga fotografia duke hyrë në botën franceze.

2a420004-f33e-4d73-8761-962ab466d25f.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034539699554443