INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërkohë që të gjithë ne ishim duke fjetur gjumë, Beyonce na ka surprizuar të gjithëve me veprimin e saj të fundit [FOTO]

Ndërkohë që të gjithë ne ishim duke fjetur gjumë, Beyonce na ka surprizuar të gjithëve me veprimin e saj të fundit [FOTO]

Publikuar më: 16:53 17-04-2019

Këngëtarja shumë e dashur e publikut, ylli i muzikës pop sapo ka surprizuar fansat e saj në të gjithë botën.Beyonce më në fund ka publikuar në Netflix dokumentarin e saj “Homecoming”, një album live me të gjitha projektet e saj më të famshme muzikore. Ajo çfarë nuk pritej ishte publikimi edhe i 2 projekteve të reja muzikore “Before I Let Go” dhe “I Been On”. Albumi i saj live është shkëputur nga performancat e festivalit “Coachella” ku Beyonce ka performuar për 3 fundjava rresht.

Dokumentari do të flasë për sukseset e këngëtares në fushën e muzikës dhe jo vetëm, ndërsa albumi “Homecoming: The Live Album” do të përmbajë 40 këngë, ku në mesin e tyre do të përfshihet edhe një këngë nga vajza e artistes, Blue Ivy.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037100315093994