INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjitha detajet që nuk duhet të humbisni nga Beyonce në kopertinën e revistës 'VOGUE' që po bën histori

Të gjitha detajet që nuk duhet të humbisni nga Beyonce në kopertinën e revistës 'VOGUE' që po bën histori

Publikuar më: 15:58 06-08-2018

Ashtu siç ishte lajmëruar edhe më herët, Beyonce është në kopertinën e revistës më të rëndësishme të modës ‘VOGUE’ për muajin shtator. Më në fund numri shtator ka dalë dhe të gjitha pritshmëritë tona dolën. Shohim një Beyonce fenomenale, e cila padyshim shënoi histori dhe do të lërë gjurmë në botën e modës. 

Kjo revistë ishte e gjitha në dorën e këngëtares dhe numri i fundit i Anna Wintour, pasi thuhet se ajo do të largohet nga puna që e ka bërë me dashuri për gjithë këto vite.
Ajo çfarë vlen që të theksohet në këtë rast është fakti që Beyonce ka zgjedhur një fotograf me ngjyrë për të realizuar fotot e saj dhe foton finale që vendoset në kopertinë. Kjo shënon histori pasi Tyler Mitchell është i pari fotograf me ngjyrë që punon për kopertinën e revistës ‘VOGUE’.

“Është shumë e rëndësishme për mua që të ndihmoj për të hapur dyert për artistët e rinj. Ka shumë pengesa kulturore dhe sociale dhe unë dua që të ndihmoj që zërat e këtyre njerëve të mund të dëgjohen nga të gjithë”, ka thënë Beyonce në intervistën për ‘VOGUE’.


Është për t’u duartrokitur për faktin se diva e muzikës pop ka guxuar që të dalë pa makeup, thjesht me disa lule në kokë në kopertinën e revistës duke dhënë në këtë mënyrë një mesazh për të gjitha vajzat në botë.

5b684e881900001d0350131e.jpeg


Sigurisht që në këtë numër nuk mungon edhe një intervistë 360 gradë nga ylli i Hollywood-it, duke përfshirë detaje nga turi i saj i fundit, Coachella, origjinën, etj.

 

5b684c642000009f00379081.jpeg

5b684c442000004300349ae7.jpeg

 

 


“Kam hulumtuar kohët e fundit prejardhjen time dhe kam mësuar se vij nga një pronar skllav që u dashurua dhe u martua me një skllave”, është shprehur këngëtarja për origjinën e saj.
Gjithashtu Beyonce ka treguar se si është ndjerë ajo me veten dhe trupin e saj pas lindjes. Ajo ka theksuar se për fitimin e vetëbesimin ka ndikuar bashkëshorti i saj Jay Z.

4EE0814E00000578-6031529-image-a-110_1533563122521.jpg


Sot e shohim si një ndër femrat më të pushtetshme dhe më me ndikim në botën e Hollywood-it, por rruga e saj nuk ka qenë një vijë e drejtë. “Unë kam kaluar nëpër ferr dhe kam përjetuar tradhëti dhe zemërthyerje në shumë forma. Kam pësuar zhgënjime si në çështjet profesionale, por edhe në ato personale dhe më kanë lënë që të ndihem e lënë pas dore, e humbur dhe e pambrojtur. Por nëpërmjet kësaj kam mësuar të qesh, të qaj dhe të rritem. Shoh femrëm në të cilën kam qenë në moshën 20 vjeçare dhe tani shoh një grua të re që rritet me vetëbesim, por gjithashtu synon që të pëlqejë gjithçka rreth saj. Unë tani ndihem shumë herë më e bukur, seksi, interesante. Dhe shumë herë me e fortë”.

Beyonce edhe njëherë provoi se është “Queen” me plot kuptimin e fjalës. /I.M/intv.al

4EE080E200000578-6031529-image-a-111_1533564276536.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003180980682373