INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rrallë! Shkolla artistike nuk pranon nxënësin me spektër autik. Po ja kush ndërhyn...[FOTO]

E rrallë! Shkolla artistike nuk pranon nxënësin me spektër autik. Po ja kush ndërhyn...[FOTO]

Publikuar më: 09:38 15-09-2016

Një histori e rrallë e nisur keq në fakt po fundi shpresojmë të jetë i lumtur për Drini Sallakun, i cili është me aftësi ndryshe. Gjithçka nisi kur adoleshenti kërkoi të regjistrohej në shkollën e mesme artistike “Jordan Misja”, por që drejtuesit nuk kanë pranuar, pasi ai është me spektër autik.

Mësohet se shkolla duhet që të marrë leje nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, për rastin specifik të Drinit, i cili në fakt shkëlqen në pikturë.
Për këtë rast ka reaguar edhe Shërbimi Ligjor Falas ku dhe  i ka dërguar një kërkesë Ministrisë së Arsimit për pranimin në këtë shkollë, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigjie.


 
Shkresa me kërkesën sipas Shqiptarja.com për mundësinë e vijimit të shkollës i është dërguar ministres Lindita Nikolla që në fillim të këtij muaji.
 
Drini ka qënë pjësëmarrës edhe në ekspozita ku ka pasqyruar mbi 100 punime dhe është vlerësuar si një piktor i ri i talentuar.

Article Logic
Execution time: 0.0035719871520996