INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Beyonce përfundon në gjyq sepse praktikon Magji të Zezë? Ja kush ja zbuloi faktet shokuese [FOTO]

Beyonce përfundon në gjyq sepse praktikon Magji të Zezë? Ja kush ja zbuloi faktet shokuese [FOTO]

Publikuar më: 12:55 21-09-2018

Kemi dëgjuar gjëra nga më të çuditshmet për Beyonce.

Që nga Iluminati, ku prej vitesh tashmë këngëtarja dhe suksesi i saj asociohen gjithmonë me organizatën e fshehtë e së fundmi Magjia e zezë.

Kjo e fundit duket se e ka çuar Queen B në gjyq.

Bateristja, Kimberly Thompson e cila ka punuar me këngëtaren prej 7 vitesh e ka hedhur atë në gjyq, duke e akuzuar se ka bërë një fushatë kundër saj, përfshirë edhe praktikimin e magjisë së zezë.

Thompson tregon gjithashtu se ylli i muzikës pop vrau kotelen e saj.

Bateristja ka kërkuar urdhër mbrojtje nga Beyonce, pasi dyshonte se këngëtarja përgjonte telefonin e saj dhe i kontrollonte financat, shkruan “The Blast”.

Gjyqtari ka hedhur poshtë kërkesën për një urdhër të përkohshëm mbrojtjeje, ndërsa Beyonce nuk ka reaguar mbi pretendimet e ish-të punësuarës së saj.

kimberly.jpg

kimberly1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042111873626709