INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Na la pa fjalë! Majlinda Bregu reagon për herë të parë pas lajmeve për martesën e së bijës [FOTO]

Na la pa fjalë! Majlinda Bregu reagon për herë të parë pas lajmeve për martesën e së bijës [FOTO]

Publikuar më: 11:39 14-08-2019

Prej kohësh është aluduar se ata të dy janë në një lidhje. E kemi fjalën për Erik Fullanin dhe Kejdën, vajza e ish- deputetes së PD-së, Majlinda Bregu. Fillimisht ishin disa postime në rrjetet sociale të Erikut dhe Kejdës ato që tërhoqën vëmendjen e të gjithëve dhe që shtuan dyshimet për një romancë të mundshme.

Ata gjithashtu kanë qenë shumë herë në udhëtime së bashku dhe fotot nga i njëjti vend kanë nxjerrë zbuluar dy personazhet e njohur.

Ndërkohë para një muaji në disa media qarkulloi lajmi se dyshja i kishin dhënë fund lidhjes së tyre. Duket se këto lajme janë të pavërteta pasi vetë Kejda para një muaji reagoi për herë të parë në Instagram duke e konfirmuar për herë të parë lidhjen me Erikun.

57daad9f-9eca-4f67-a328-cd3c9de40bb1-576x1024.jpg

Ditën e djeshme u përfol në media se vajza e Majlinda Bregut, Kejda i ka dhënë fund beqarisë me Erik Fullanin. Shkak u bë një foto e postuar nga Kejda ku shfaqej një nuse e një dhëndër.

-640-0-5d53d504c0b9c.jpg

Pasi lajmeve të tyre që qarkulluan me shpejtësi nëpër portale të ndryshme, Majlinda Bregu ka reaguar sot me një foto në Instagram ku shkruhet:

"Fakti që kandilët e detit kanë jetuar për 650 milion vjet, pavarësisht se nuk kanë tru, i jep shpresë shumë njerëzve"- ka shkruar Majlinda Bregu.

Kjo ka bërë që sot të përflitet se postimi i Majlindës ka lidhje me lajmet që qarkulluan për martesën e vajzës së saj, por megjithatë mund të jetë edhe thjeshtë një mesazh që ish-deputetja preferoi ta ndajë me ndjekësit e saj.

-640-0-5d53d506567d3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036818981170654