INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Motra e Miley Cyrus, Noah Cyrus, thyen rekord shikueshmërie me videon e sja të parë  [VIDEO]

Motra e Miley Cyrus, Noah Cyrus, thyen rekord shikueshmërie me videon e sja të parë [VIDEO]

Publikuar më: 17:56 24-11-2016

Këtë muaj, Noah Cyrus, e njohur si motra e vogël e Miley Cyrus ka publikuar klipin e saj të parë solo me titull “Make me Cry”.

Bashkëpunimi me Labirinth ishte hapi i duhur pasi qëlloi në shenjë sepse kënga pëlqehet nga të gjithë ata që kanë vuajtur ndonjëherë nga zemra e thyer, por jo vetëm ata.

Noah dhe Labirinth e kanë konkretizuar punën e tyre në grup në një video për këngën. Videoja përshkruan dy këngëtarë që zgjohen në shtretërit e tyre me partnerët, të painteresuar për të dashurit e tyre. Fabula e këngës në vazhdim tregon se edhe pse mund të jeni në një lidhje, sërish mund të ndiheni të vetmuar. Klipi ka vetëm 3 ditë që është publikuar dhe Noah ka arritur të sigurojë mbi 3 milionë klikime. Një konkurente e fortë për Mileyn! 

Article Logic
Execution time: 0.0041952133178711