INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rikthehet kështu këngëtarja shqiptare e viteve '80

Publikuar më: 15:06 24-11-2016

Për shume të rinj emri i saj nuk është shumë i njohur, por ajo edhe pse me dekada vite karrierë, rivjen në vëmendjen e publikut. Liljana Kondakçi ka prezantuar këngen e saj të re, shoqeruar edhe me një videoklip. “Samba” rikthen personazhin e muzikës shqiptare, pas nje pauze të gjatë në skenen muzikore teksa mori vëmendjen e të gjithëve, arrestimi, burgosja dhe lirimi i saj nga Italia. “Sot mos më gjykoni, nuk dua t’ju degjoj” thuhet në këngën e saj të re, një paralele mbase me atë çfarë artistja përjetoi vite më pare. Ajo çfarë bie në sy është edhe fakti se artisja nuk i ka shpëtuar dot tendencës për të përdorur anglishten në këngët shqiptare.  

Article Logic
Execution time: 0.0035409927368164