INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Monika Kryemadhi akuza Ramës: “Teatri i naftëtarëve nuk e mbulon dot dhunën ndaj grave në Mbrostar”[FOTO/VIDEO]

Monika Kryemadhi akuza Ramës: “Teatri i naftëtarëve nuk e mbulon dot dhunën ndaj grave në Mbrostar”[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 12:41 22-01-2018

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka lëshuar përsëri ditën e sotme akuza përmes një statusi në facebook ku akuzon kryeministrin Edi Rama se po realizon teatrin e rradhës me naftëtarët e Ballshit.

Kryemadhi ka postuar një video ku shihen banorët e zonës Mbrostar të përballen me policinë pasi kundërshtojnë ndërtimin e një impianti për djegien e plehrave.

“Ndërkohë që po bën teatrin e radhës me naftëtarët, policia e Ramës po rreh gratë në Mbrostar.

Nuk mund dhe nuk duhet të ndërtojë impiant për djegien e plehrave pa aprovimin dhe dakordësinë e banorëve.

Ky është krimi i radhës që po iu bëhet shqiptarëve!”, shkruan kryetarja e LSI-së në postimin në facebook.

w45y_w45.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0039927959442139