INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Monika flet për çizmen, Paloka: Parlamenti s’ka parë gjë akoma

Monika flet për çizmen, Paloka: Parlamenti s’ka parë gjë akoma

Publikuar më: 13:03 21-12-2017

Pas vendimit të Byrosë së Kuvendit për përjashtim të deputetëve të opozitës, Monika Kryemadhi dhe Edi Paloka kanë shpërthyer në dyert e Kryesisë së Kuvendit. Në prononcimet e tyre për mediat, Kryemadhi foli për çizmen, ndërsa Paloka paralajmëroi se “Parlamenti nuk ka parë gjë akoma”.
Monika Kryemadhi:
“Njerëzit të cilët donin që ta përdornin këtë sistem drejtësie ditën e hënë e shkelën Kushtetutën. Sa i përket çizmes, meqë e kanë me merak të madh, ashtu siç ritheksova në sallën e Byrosë, çizmja është simboli paralajmërues për këtë junt të krimit dhe të drogës që po vendoset në Shqipëri. Nuk ka për tu ndaluar sepse nuk kanë për tu ndaluar shqiptarët, sepse shqiptarët e kanë vendosur drejtësinë në mes të Parisit jo më në Tiranë. Më shqetëson varfëria që po pllakoset tek shqiptarët të cilët sa më të varfër të janë aq më lehtë nënshtrohen nga Rama. Kjo është një arsye që Rama po varfëron shqiptarët për ti pasur skllevër dhe argatë të plantacioneve të drogës. Luftë kundër drogës dhe kundër atyre që duan ti kthejnë shqiptarët në spaçator”.
Edi Paloka:
“Ne të gjithë jemi betuar për të mbrojtur Kushtetutën dhe interesat e shqiptarëve dhe ajo që ndodhi të hënën ishte një shkelje flagrante nga qeveria dhe mazhoranca e Kushtetutës. Ne bëmë maksimumin e mundshëm për të mbrojtur dhe do të vazhdojmë ta bëjmë detyrën tonë dhe të jemi në mbrojtje të Kushtetutës. Ky Parlament nuk ka parë realisht asgjë akoma”.

Article Logic
Execution time: 0.0043809413909912