INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fati i Katalonjës së 'pavarur’, sot votohet

Fati i Katalonjës së 'pavarur’, sot votohet

Publikuar më: 13:24 21-12-2017

Rajoni i Katalonjës i cili pak muaj më parë votoi për të qënë e pavarur nga Spanja, këtë të enjte i drejtohet kutive të votimit.

Në 27 tetor Puigdemont shpalli pavarsinë e cila nuk u pranua nga Madridi zyrtar i cili vendosi që vendi të shkojë në zgjedhje.

Sipas parashikimeve të sondazheve thuhet se Katalonja do të ndahet mes të pavarurve dhe unionistëve. Dhe në rast balotazhi do të jetë e vështirë bashkëpunimi mes tyre.

Sa i përket kandidatëve për president është sërish Puigdemont i cili ka kërkuar azil në Belgjikë, Oriol Junuqeras nga rradhët e të pavarurve i cili ndodhet në burg në Madrid dhe Ines Arrimadas. Sipas sondazheve favoritë shihen të pavarurit.

Plot 5.5 milionë votues katalanas janë thirrur të votojnë për të zgjedhur deputetët e ardhshëm të parlamentit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038158893585205