INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri serb kritik ndaj Brukselit: Nuk lëshojmë pe për Kosovën

Ministri serb kritik ndaj Brukselit: Nuk lëshojmë pe për Kosovën

Publikuar më: 15:55 21-04-2019

Ministri i Punëve të jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Kosovës, nuk do të jetë vendimtar për zgjidhjen e problemit Kosovë- Serbi.

Sipas tij, Serbia nuk do të lëshojë pe ndaj presioneve e shantazheve.

Më tej ai theksoi se Gjermania e ka organizuar takimin pa u konsultuar me shtetet e tjera, por vetëm me Francën.

Duke folur për 6-vjetorin e Marrëveshjes së Brukselit, Daçiç tha se ai dokument ka qenë i mirë për interesat e serbëve në Kosovë, por nuk është realizuar për shkak të tolerancës që bashkësia ndërkombëtare i bën Kosovës.

Article Logic
Execution time: 0.0035898685455322