INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masakra e Pashkës në Sri Lanka/ Meta: Besimtarë të pafajshëm u vranë nga terroristë mizorë

Masakra e Pashkës në Sri Lanka/ Meta: Besimtarë të pafajshëm u vranë nga terroristë mizorë

Publikuar më: 15:24 21-04-2019

Presidenti Meta ka dënuar sulmin terrorist ne Sri Lanka ku janë vrarë qindra besimtarë dhe turistë.

Meta shkruan se terroristë mizorë për shkak të agjendës së tyre politike vranë besimtarë të pafajshëm.

“Një lajm shumë i keq dhe shokues na vjen nga Sri Lanka. Në ditën e Pashkëve, besimtarë të krishterë të pafajshëm janë sulmuar nga terroristë mizor të cilët përdorin besimin fetar për agjendat e tyre politike.

Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarve” shprehet Meta.

Kisha dhe restorante janë sulmuar me bomba në Sri Lanka duke lënë mbi 200 viktima dhe qindra të plagosur. Sulmet ndodhën pikërisht vigjiljen e Pashkëve Mediat ndërkombëtare flasin për sulme vetevrasëse që goditën kryeqytetin e Sri Lankës ndërsa vendi është tashmë në shtetrrethim.

Article Logic
Execution time: 0.0042979717254639