INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Apeli i fortë i Metës për mbrojtjen e identitetit[FOTO]

Apeli i fortë i Metës për mbrojtjen e identitetit[FOTO]

Publikuar më: 10:59 18-04-2019

Lashtësia e një kombi vlerësohet nga veprat e të parëve. Ndaj në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve të Kulturës dhe Vendeve Arkeologjike, Presidenti Ilir Meta lëshon një apel të fortë.
“Shqiptarët janë krenarë për pasurinë dhe trashëgiminë e tyre arkeologjike dhe kulturore, por ndërtimet e sforcuara nëpër qytete po vendosin para rrezikut të shkatërrimit e zhdukjes shumë nga këto vlera të rralla kombëtare. Ndaj apeloj që ta mirëmbajmë këtë pasuri, si trashëgimi të çmuar të të parëve tanë. Të mos harrojmë se pas dëmtimit të çdo monumenti, objekti kulti, afresku apo vendi arkeologjik dëmtohet identiteti ynë kombëtar dhe kulturor, si dhe humbet një shans për të vendosur historinë dhe trashëgiminë në dobi të së ardhmes,” shkruan Meta.

m.jpg

iko.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033221244812012