INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përkeqësohet liria e medias në Shqipëri! Humbim 7 vende[FOTO]

Përkeqësohet liria e medias në Shqipëri! Humbim 7 vende[FOTO]

Publikuar më: 10:46 18-04-2019

Sulmet ndaj medias nga pushtetarë dhe nga krimi i organizuar në Shqipëri arritën në një nivel alarmant në 2018. Aq sa vendi ynë në raportin e fundit të Reporterëve pa Kufij ka humbur 7 vende. Shqipëria ishte në vendin e 75-të, dhe në 2018 në të 82-tin.
Në raport thuhet se: “Sulmet mbi mediet, qoftë nga qeveria apo krimi i organizuar, arritën shkallë të pashembullt në vitin 2018. Gazetarët ishin cak i fyerjeve, kërcënimeve me vdekje dhe përndjekjeve ligjore, me qëllim të frikësimit dhe pengimit të hetimit të korrupsionit. Politikanët e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, i cilësuan ata si ‘plehra’ dhe ‘prodhues të lajmeve të rreme’.

Në raporti janë përmendur dhe rastet e kërcënimeve që i janë bërë gazetarëve dhe medieve në Shqipëri
Kjo citon raporti ka krijuar një situatë në të cilën vetë-çensura është gjerësisht e përhapur dhe bazuar në anketim rezulton se 80% e gazetarëve nuk kanë besim për të ardhmen e tyre profesionale. Ky po që është një lajm edhe më i trishtë.
Sipas raportit urrejtja ndaj gazetarëve edhe në nivel botëror është shndërruar në dhunë duke nxitur shtimin e frikës. Po numri i vendeve që konsiderohen të sigurta, ku gazetarët mund të punojnë vazhdon të bjerë, kurse regjimet autoritare po shtrëngojnë kontrollin e tyre mbi mediet.
Në këtë raportin që vlerëson shkallën e lirisë së medias në 180 vende, Norvegjia është e para, kurse vendin e fundit e zë Turkmenistani.

liria.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035450458526611