INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Black Hawk”, njihuni me helikopterët e rinj të ushtrisë shqiptare [VIDEO]

“Black Hawk”, njihuni me helikopterët e rinj të ushtrisë shqiptare [VIDEO]

Publikuar më: 15:29 21-04-2019

Pak ditë më parë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku vec takimit me Sekretarin e Mbrojtjes Patric Shanahan, u kthye që andej bashkë me tre helikopter Black Hawk Uh-60.

Modeli Uh-60, ka nisur të prodhohet për herë të parë në vitin 1974 dhe 5 vite me vonë, ka nisur të përdoret, fillimisht nga Ushtria e Shteteve te Bashkuara .

Me 3 helikopteret e rinj Black Hawk, shkon në 30 numri i mjeteve të fluturimit në dispozicion të ushtrisë shqiptare.

Këtë verë, pilotët dhe teknikët e Forcës Ajrore shqiptare do të nisin trajnimin për përdorimin e helikopterëve “Black Hawk” në Gardën Kombëtare të Nju Xhersit, e cila do të kujdeset gjithashtu, edhe për mirëmbajtjen e këtyre mjeteve fluturuese.

Article Logic
Execution time: 0.0031139850616455