INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
NATO dha përgjigje por mediat serbe vijojnë: Ja plani për pushtimin e Veriut me ushtrinë e Shqipërisë

NATO dha përgjigje por mediat serbe vijojnë: Ja plani për pushtimin e Veriut me ushtrinë e Shqipërisë

Publikuar më: 13:08 07-04-2019

“Është e qartë se si duket Prishtina ka gjetur mënyrën përfundimtare të kaloj Ibrin dhe të okupoj veriun e Kosovës”,

Kjo është fjalia kryesore e një shkrimi të medias serbe “Alo” ditën e sotme, artikuj i ngjashëm me ato që janë botuar së fundmi që gjoja zbulojnë një plan të qeverisë së Kosovës dhe ushtrisë së Shqipërisë për të hyrë në Veriu me shumicë serbe.

“Çdo gjë është gati për okupimin e veriut të Kosovës, në vend të sulmit të Thaçit dhe Haradinajt në Leposaviq do të paraqitet batalioni shqiptar”, vazhdon më tej artikulli.
Sipas “Alo”, planifikohet që batalioni të vendoset në bazën ushtarake “Nothing Hil”.

Kjo është baza e vetme e KFOR-it në veri të Ibrit dhe rreth 3 kilometra nga Leposaviqi, ku aktualisht ka 70 ushtarë, por që ka kapacitet të jetë bazë për 300 ushtarë të KFOR-it, aq sa ka batalioni shqiptar.

Ndonëse shëtitja e 4 oficerëve shqiptarë në veri të Mitrovicës nuk kaloi pa u vërejtur, NATO këto shkrime i ka komentuar  duke theksuar se nuk bëhet fjalë për provokime.

Por mediat serbe vijojnë të delirojnë duke shkruar se “kur të merret parasysh vërejtja që Londra dhe Berlini kanë bërë për Veriun, me shëtitjen e oficerëve shqiptar dhe vazhdimin e qëndrimit të taksës është e qartë se Prishtina si duket përfundimisht ka gjetur mënyrën si të kaloj Ibrin dhe të okupoj veriun e Kosovës”.

“Po shihet qartë se Haradinaj dhe Rama kanë vendosur që bashkëpunimin ta vendosin në shkallë më të lartë, kësaj radhe me praninë e Tiranës me ushtarë në hapësirën ku serbët përbëjnë shumicën”, thekson media serbe.

Article Logic
Execution time: 0.0031938552856445