INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediat serbe: Kosova anulon udhëtimet e autobusëve, 100 shqiptarë po largoheshin nga vendi

Mediat serbe: Kosova anulon udhëtimet e autobusëve, 100 shqiptarë po largoheshin nga vendi

Publikuar më: 17:56 08-09-2017

A po përfshihet nga një valë e re largimesh masive Kosova? Mediat kosovare prej disa ditësh kanë ngritur shqetësimin se qindra qytetarë po lënë vendin. Policia ka mohuar rritjen e numrit të udhëtarëve ndërkohë që drejtuesit e vendit flasin për nxitje të qytetarëve nga ana e disa partive politike. Ky problem nuk ka kaluar pa u vënë re edhe te mediat serbe të cilat kanë folur për fenomenin. “Për disa netë me radhë, qindra njerëz po mbërrijnë në stacionin e autobusëve në Prishtinë, duke kërkuar mënyra për të arritur vendet e Evropës Perëndimore”-raportoi një ditë më parë Radio Televizioni i Serbisë. Edhe media B92 ka shkruar një artikull ku ngre shqetësimin se udhëtimet e autobusëve nga Kosova drejt Serbisë janë anuluar, një natë më parë,  pasi 100 shqiptarë (mediat serbe vazhdojnë të përdorin termin shqiptar për kosovarët) po largoheshin nga vendi. Natën e kaluar, rreth njëqind bileta u shitën për vendet e autobusëve të drejtuar në Beograd, ndërsa grupi i ardhshëm i njerëzve pritej mbrëmë, natën e katërt me radhë. Por nisja e autobusëve u anulua”-thotë B92. “Shumë njerëz janë në stacion kur nuk ka nisje, përveç Beogradit - dhe Beogradi, thonë ata, është hapi i parë në rrugën e tyre drejt Evropës Perëndimore”-shkruan kjo media. Më pas pasqyrohen disa intervista ku personat e larguar nga Kosova, shprehen se nuk ka prespektivë, e se nuk kanë shpresë se gjerat do të përmirësohen. Policia pretendon se nuk ka eksod të ri - pas marrëveshjes së arritur nga partitë kryesore për bashkëpunim për të formuar institucionet qendrore. Policia gjithashtu thotë se nuk ka vend për shqetësim dhe se nuk kishin raporte nga Evropa Perëndimore për një rritje të numrit të azilkërkuesve nga Kosova. Artikulli i medias serbe mbyllet me fjalët :“Kështu filloi dy vjet më parë, kur më shumë se 50,000 njerëz u larguan nga Kosova në një valë dy-mujore”.

Article Logic
Execution time: 0.0034809112548828