INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Pavarësia e Kosovës. Mediat serbe flasin për sherr mes Thaçit dhe Vuçiç[VIDEO]

Publikuar më: 13:40 05-06-2017

Njohja e pavarësisë së Kosovës është bërë shkak për një debat të ashpër të  zhvilluar midis presidentit të Kosovës dhe atij Serbisë. Media serbe "blic" ka publikuar atë që e konsideron si debat mes presidentit Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandër Vuçiç në samitin e liderëve të Ballkanit të mbajtur në Bërdo.  Blic pretendon se ka qenë Thaçi ai që ka provokuar Vuçiç. Sipas këtij portali, debati ka ndodhur në prapaskenë ku presidenti i Kosovës i ka thënë Vuçiç se Serbia nuk mund të jetë ende pjesë e Bashkimit Evropian për sa kohë nuk njeh pavarësinë e Kosovës.  Ndërkohe Vuçiç është kundërpërgjigjur duke thënë se Kosova do të zgjedhë për kryeministër një person i cili ka qenë i akuzuar për krime të rënda. Më pas ai ka përmendur edhe ato që portali i Beogradit i quan politika luftënxitëse, përkatësisht nacionaliste në rajon. Ndërkohë një tjetër media serbe B92 shkruan se “presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov ka përkrahur argumentet e Vuçiç gjatë debatit me Thaçin. Sipas kryetarit të Serbisë, i gjithë diskutimi ka qenë i ashpër dhe i rëndë me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçin, por që së bashku me Ivanovin,  kanë treguar se shqiptarët po destabilizojnë Ballkanin duke promovuar idenë e “Shqipërisë së Madhe”.

Article Logic
Execution time: 0.0030040740966797