INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kosova në UNESCO. Mediat serbe: "Po i mbaron afati, nuk ka shanse për t’u anëtarësuar" [VIDEO]

Publikuar më: 16:24 02-10-2017

Kosovës po i digjet mundësia për t’u anëtarësuar në UNESCO. Të paktën kështu shkruajnë mediat serbe, të cilat thonë se Byroja e Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s, do të mbahet të mërkurën, më 4 tetor. “Kosova vetëm deri më atëherë ka afat për ta dorëzuar kërkesën për anëtarësim. Kjo deri më tani nuk është bërë” shkruan portali serb “novosti”. Nga ana tjetër Serbia deklaron zyrtarisht se “Kosova nuk ka shans të pranohet në organizatën ndërkombëtare. Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç tha se Kosova ende nuk ka aplikuar për pranim në UNESCO. Këtë konfirmim Serbia duket se e ka marrë nga ambasadori i saj në UNESCO, Darko Tanaskoviç.  Daçiç shprehu bindjen se Kosova do të humbasë kurdo që ta paraqesë kërkesën. “Nuk mund të zgjidhen të gjitha me para e me dhunë. Jam i sigurt se gjatë votimit nuk do ketë shans për të fituar”, ka thënë ai. Ambasadori serb deklaroi se mundësitë që të arrihet një ndryshim i madh në këto pak ditë që kanë mbetur është i vogël.“Për këtë kërkesë duhen shumë më shumë përgatitje serioze diplomatike se sa për ditët që kanë mbetur”, ka thënë Darko Tanaskoviç.

Article Logic
Execution time: 0.0032179355621338