INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapet me gjysmë kg kokainë dhe 7 shishe metadon, arrestohet 38-vjeçari shqiptar

Kapet me gjysmë kg kokainë dhe 7 shishe metadon, arrestohet 38-vjeçari shqiptar

Publikuar më: 18:25 02-10-2017

Kishte fshehur kokainën në paketën e cigareve. Një 38-vjeçar shqiptar që banonte në Brescello, provincë e Reggio Emilias në Itali, ra në pranga të policisë pas një kontrolli rutinë në rrugë. Policia zbuloi gjysmën gram kokainë, 7 shishe me metadon, dhe një pajisje që përdoret për prerjen e kokainës. Punonjësit e rrugores nuk kishin ndonjë dyshim për aktivitetin e tij. Ai u ndal për një kontroll në rrugë në periferi të Brescello, ku u shfaq dukshëm i shqetësuar dhe nervoz; një qëndrim që ka ngritur dyshimet e policisë, aq shumë saqë do t'i inkurajonte të hetonin më tej. Dozat kokainës ju gjetën në paketën e cigareve, kështu që burri u dërgua në kazermë për t'iu nënshtruar inspektimit personal dhe asaj të makinës. Më pas policët shkuan edhe në shtëpinë e shqiptarit, po nga kontrolli i ushtruar nuk gjetën asgjë të dyshimtë.

Article Logic
Execution time: 0.0037550926208496